Pas ngjarjes tregjike te Fresku, ku zjarri në një pallat karbonizoi brenda ashensorit nënën 29-vjeçare të një djali të vogël, vjen edhe sqarimi i Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.
ISHTI ka dhënë sqarime mbi zjarrin dhe thekson se ashensori u përfshi nga flakët pasi mori zjarrë depozita e vajit në ashensor, ndërsa përjashton mundësinë e defektit në rrjetin e energjisë elektrike.
Sipas ISHTI, zjarri dëmtoi kabinën e ashensori, ku më pas shkaktoi vdekjen e banores.
Nga këqyrja e vendngjarjes nga Inspektorati Qendror Teknik, institucioni përgjegjës qe nxjerr konkluzionet mbi shkaqet e të tilla aksidenteve, rezulton se nuk ka patur asnjë shkëndijë elektrike.



