
Partia Demokratike publikon dokumentet që, sipas opozitës, provojnë ndërhyrjen e Fatmir Xhafajt për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, duke vendosur një shtesë që e bën praktikisht të pamundur ekstradimin e të dënuarve jashtë shtetit. Sipas PD-së, qëllimi i këtij falsifikimi, gjatë kohës që Xhafaj drejtonte Komisionin e Ligjeve, ishte të favorizonte vëllanë e dënuar në Itali.



