Asociacioni, Shala: Modeli i ri mund të bëhet precedent në rajon  

Asociacioni, Shala: Modeli i ri mund të bëhet precedent në rajon  

Analisti Drizan Shala thotë se asociacioni mund të bëhet precedent për konteste të reja në rajon. Në studion e MCN TV, përmes Skype-it, Shala tha se në fillim të prillit do të kemi nënshkrim të planit franko-gjerman dhe deri në fund të vitit zbatim të tij.

Mendoj që në këtë fazë ka shumë pjesë të dykuptimësisë. Tani diskutohet a duhet të jetë gjuha angleze, shqipe apo serbe. Por krijohet një pushtet i drejtë, që është më shumë se asociacioni. Është një vetëqeverisje më e zgjeruar.

Asociacioni do të përdoret në 6 komuna të tjera ku udhëheq Lista Serbe. Pra, krijohet një pushtet i ri në konturet e kësaj marrëveshjeje. Pra gjërat do të bëhen më të koklavitura në terren. Katër komunat kryesore do të jenë të lidhura drejtpërdrejt me qeverinë e Beogradit.

Mendoj që kryeministri Kurti po tenton që përmes deklarimit politik të fitojë kohë për të negociuar diçka më shumë se plani franko-gjerman. Por tani këto 11 pika janë të betonizuara. Më 18 prill do të kemi takim në  Ohër me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, çka i jep kësaj një konotacion më të gjerë rajonal. Ky model asociacioni mund të bëhet precedent për raste të ngjashme në vendet fqinje.

Sipas të gjitha gjasave në fillim të prillit do të kemi nënshkrim të planit franko-gjerman dhe deri në fund të vitit zbatim të tij.

Ende nuk ka firma mbi marrëveshjen. Bashkësia ndërkombëtare e ka vendosur targetin në fillim të prillit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy