Këshillat e floristes Kordolli: Nga krasitja te ndërrimi i dheut, ja çfarë duhet të bëni me lulet në vjeshtë

Këshillat e floristes Kordolli: Nga krasitja te ndërrimi i dheut, ja çfarë duhet të bëni me lulet në vjeshtë

Me ardhjen e vjeshtës, gjithçka ndryshon në natyrë, po ashtu edhe nevojat e bimëve tona të shtëpisë. 

Si të kujdeseni për to që të rriten, zhvillohen dhe lulëzojnë siç duhet gjatë këtij sezoni, këëshillon për shikuesit e “Zgjohu me MCN” floristja dhe specialistja e bimëve, Stela Kordalli.

Lulet tipike që mbajmë në shtëpi gjatë vjeshtës janë bonsai, begoniet, orkidetë, lulet tropikale dhe zamia (Zamioculcas).

Lulet tropikale janë më të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta dhe nuk duhet të ekspozohen në temperatura nën 9°C. Prandaj, me fillimin e vjeshtës, duhet t’i fusim brenda në ambientet e shtëpisë.
Ato nuk duhet të vendosen pranë kondicionerit, por në një vend me dritë natyrale, afër dritares.
Në këtë periudhë, kujdesi për dheun është shumë i rëndësishëm. Gjatë vjeshtës deri në fillim të pranverës, lulet ujiten shumë më rrallë, zakonisht rreth një filxhan ujë në muaj.

Para se t’i ujitni, kontrolloni me gisht nëse dheu është tharë dhe sigurohuni që në tokë të mos krijohet myk ose të mos shfaqen parazitë.

Te anthuriumi, në këtë periudhë është e nevojshme krasitja, hiqni gjethet që janë zverdhur ose të dëmtuara, pastroni bimën nga pluhurat dhe spërkateni herë pas here me ujë. Mbajeni në një vend me dritë natyrale, por pa ekspozim direkt në rrezet e diellit.

Edhe orkidetet kanë nevojë për një kujdes të veçantë në vjeshtë. Kontrolloni lulet e thara dhe pjesët e dëmtuara të bimës, të cilat duhet t’i krasitni, pastroni gjethet me kujdes.

 Poashtu vendoseni bimën afër një dritareje, në dritë të butë natyrale dhe shmangni ujin e tepërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy