Tomorri: Mosrritja e çmimit të energjisë, meritë e qeverisë së PD dhe Damian Gjiknurit

Tomorri: Mosrritja e çmimit të energjisë, meritë e qeverisë së PD dhe Damian Gjiknurit

Gazetari Klodian Tomorri, tërheqjen e Kryeministrit Edi Rama nga fasha 800 kilovat për energjinë elektrike, një ditë para hyrjes në fuqi, e justifikon me faktin se situata energjetike e ditëve të fundit është përmirësuar, për shkak të valës së reshjeve që kanë rritur prurjet dhe nivelin e hidrocentralit të Fierzës.

Duke folur nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se qeveria thotë ka pasur reflektim të qytetarëve për kursim energjie, por nënvizoi është moti që nuk kërkon të përdoret kondicioner për ngrohej apo ftohje, të cilët janë konsumues shumë të mëdhenj për energjinë.

Sipas tij, fakti që konsumi i energjisë është në nivele të ulëta, lidhet me motin dhe temperaturat.

Tomorri shtoi se implementimi i fashës dy tarifore mbi konsumin 800 kilovat, do të krijonte probleme të mëdha në menaxhimin në leximin në kohë të faturave dhe sa kapacitet do kishte për t'i lexuar të gjitha në datë 31 dhe nëse të vinte një ditë apo dy ditë me vonesë, kosotoja që paguante qytetari është shumë e lartë.

Në këtë drejtim shtoi se do të rriste vështirësinë për të mos paguar energjinë dhe do të ndodhte ulja e arkëtimeve dhe duke marrë gjithë këta faktorë, qeveria ka dalë në konkluzionin se duhej të tërhiqej.

Arsyeja e vërtetë ose shqiptarët nuk po paguajnë çmimin e rritur të energjisë, janë hidrocentralet private. Në 18 muajt e fundit hidrocentralet private kanë injektuar 550 milionë euro neto.

Sasia e prodhuar nga hidrocentralet private, nëse do e kishte blerë shteti me çmim importi, do të kushtonte 550 milionë euro më shumë nga sa e ka blerë.

Nëse do kishte shteti shqiptar edhe këtë faturë, do të përballeshim me rritjen e çmimit të energjisë. Është faktor që duhet njohur dhe kjo është arsyeja që nuk po përballemi me rritje të çmimi të energjisë.

Rama nuk u tërhoq nga vendimi për të mos rritur çmimin se kishte frikë nga ndonjë reagim apo protestë popullore, se ka imponuar vendime shumë më me kosto se rritja e çmimit të energjisë se sa thjeshtë për një kategori dhe nuk ka ndodhur gjë.

Nuk është trembur, i ka çuar deri në fund çfarë ka dashur. Ndoshta ka menduar se mund të kishte rrjedhje votash dhe mund të kishte mllef qeveritar. Arsyeja kryesore pse ne nuk kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike, është falë hidrocentraleve private.

Këtu ka meritë qeveria e Partisë Demokratike, e cila në vitin 2005 e vuri në lëvizje industrinë e HEC-eve private, sigurisht pati dhe gabime, se u dëmtuan hapësira.

Merita e dytë duhet njohur Damian Gjiknurit, i cili i vendosi tavan çmimeve që blejmë energjinë në këto hidrocentrale private dhe ne sot e blejmë gati 6 herë më lirë nga çmimet e bursës.

Mos pasjen dijeni nga kreu i ERE, për këtë tërheqje nga Kryeministri, Tomorri e argumentoi me faktin se institucionet në këtë vend nuk kanë pavarësi.

Ai shtoi se Shqipëria është në një situatë ku ka një vendimmarrës dhe ky është Edi Rama, i cili i merr vendimet si do dhe kur do.

Është qesharake dhe fyese për ERE mënyra se si Kryeministri i vendit ua ndryshon çmimin e energjisë herë duke ua rritur dhe ata mblidhen për ta noterizuar vendimin e Ramës dhe ata do mblidhen sërish për të noterizuar anulimin e vendimit.

Sa kot dhe të dobëta janë institucionet në Shqipëri. Dhe institucionet e pavarura kushtetuese, janë parazituese, që kthejnë në akt formal vullnetin e Kryeministrit.

Për çfarë i paguamë këta punonjës të ERE? Më mirë të paguajmë Kryeministrin dhe s’kemi pse i paguajmë dhe këta. Është shembje e shteti ligjor.

Lidhur me amnistin fiskale, Tomorri deklaroi se ky nuk është diskutim ekonomik, por politik, pasi kërkon 84 vota në parlament.

A i ka Edi Rama kaq vota? Sot PS ka 74 bashkë me aleatët shkon në 77 mandate. Është 7 mandate mangut. A mund ti gjejë? Sigurisht që ka deputetë që trafikojnë dhe shesin votën.

Nuk di nëse Edi Rama i ka votat këtë herë. Ka pasur deklaratë të ambasadores Kim, e ciai nuk mori vëmendjen që duhej në media.

Zonja Kim ka thënë pak a shumë, 'ju duhet të zgjidhni se në pronësi të kujt është toka e këtij vendi dhe ato hotele që po ndërtohen, kush do i marrë përfitimet e tyre dhe të grataçelave'.

Shqipëria është shndërruar në një problem madhor për vendet partnere sa i takon pastrimit të parave, vendi ynë shihet si lavatriçja e madhe e Europës.

Vendimi për konfiskimin e kateve shtesë të kullave, nuk është nismë private e Edi Ramës, por paska presion nga partnerët tanë dhe presioni dje ishte publik.

Përpjekja për të kaluar amnistinë fiskale, shihet me skepticizëm nga partnerët ndërkombëtarë dhe ata do të bëjnë një presion që të kalojë një draft që nuk lë shteg për pastrimin e parave që vjen nga aktivitete të paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy