Ata janë 4: dy vëllezër dhe bashkëshortet e tyre. Më shumë se një dekadë më parë, kur frekuentonin karaoket dhe këndonin thjesht për qejfin e tyre, as që do ta besonin se do të ktheheshin në ata që janë sot.
“Magic 4” e nisën me një lokal karaoke, e vazhduan duke sfiduar tregun me muzikë shqiptare në një kohë kur askund nuk luhej muzikë shqip dhe shenjuan karrierën e tyre duke realizuar një këngë së bashku me Sabri Fejzullahun.



