Durrës, 33-vjeçari mban me forcë në banesë dhe dhunon të miturën me të cilën kishte lidhje

Durrës, 33-vjeçari mban me forcë në banesë dhe dhunon të miturën me të cilën kishte lidhje

Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë të dyshuarin Enea Zeqiri, 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e policisë i gjetën 33-vjeçarit një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy