Diskriminimi në shoqëri, komisioneri: Fëmijët, kategoria më e prekur. Kuotat gjinore nuk respektohen (VIDEO)

Diskriminimi në shoqëri, komisioneri: Fëmijët, kategoria më e prekur. Kuotat gjinore nuk respektohen (VIDEO)

Diskriminimi në Shqipëri mbetet një fenomen tepër shqetësues, i cili lidhet me shumë arsye të ndryshme. Kategoria që lehtësisht bie pre e diskriminimit në një shoqëri mbeten fëmijët. Për komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, fëmijët pothuajse lindin viktima pasi vendimet në emër të tyre merren nga të tjerët.

Fëmijët zakonisht janë “viktima të lindura”, sepse nuk marrin asnjëherë vendime vetë, por janë gjithmonë të tjerët që marrin vendime për ta dhe fëmijët i pësojnë këto vendime. Ne kemi pasur diku te 23 ose 24 ankesa që lidhen specifikisht me fëmijët. Shkaqet për të cilat janë diskruminuar lidhen me aftësinë e kufizuar dhe të qenit anëtar i komunitetit rom”, thotë ai.

Gajda në intervistën e dhënë për TemA TV ka sjellë në vëmendje edhe shembullin e segregimit të shkollave.

Kemi rrezik në disa shkolla që të kthehen në shkolla të segreguara, ku në pjesën më të madhe të tyre ka vetëm anëtarë të komunitetit rom ose egjiptian. Shkolla duhet të jetë e shumëllojshme, siç është edhe shoqëria jonë e shumëllojshme. Fëmija që në famijëri duhet të mësohet me shumëllojshmërinë e shoqërisë. Sepse më vonë do ta ketë më të lehtë për t’i pranuar të tjerët dhe të ndryshmit”, thotë ai.

Sipas komisionerit, prezenca e diskriminimit në vend lidhet edhe me mungesën e informimit apo në disa raste edhe për shkak se mungon sensibilizimi.

Diskriminimi nuk përjashton mosha, kategori, apo gjini. Nisur nga kjo, raporti i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi tërheq vëmendjen pikërisht te moszbatimi i kuotës gjinore në politikë, çka ndikon më pas në vendimmarrje.

Faktikisht rezultatet na treguan se situata është shumë demotivuese, ne vumë re se në pjesën më të madhe të bashkive, si në rang nënkryetarësh, edhe në rang administratorësh, këto kuota nuk respektohen. Shqipëria paraqet edhe specifika të vetat që lidhen edhe me një koncept akoma patriarkal në shoqëri, me një figurë mashkulli dominante, që manifestohet edhe në aspektin politik”, thotë Gajda.  

Pozicionimi i medias në këto shqetësime shihet i dyanshëm, përpos ndikimit pozitiv për t’i denoncuar të tilla fenomene. Shpesh media, sipas komisionerit, është ajo që nxit gjuhën e urrejtjes, diskriminimin përmes devijimit të debateve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy