Protesta e PD-së/ Kume: Mori formën e një mosbindje civile, policia ishte më agresive (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Kume: Mori formën e një mosbindje civile, policia ishte më agresive (VIDEO)

Në përfundim të protestës së opozitës, mbrëmjen e 20 shkurtit, janë shoqëruar mbi 40 persona në ambientet e Policisë së Tiranës.

Gazetari Mariglen Kume thotë për “MCN Live” se ky është numri më i lartë i protestuesve të shoqëruar apo arrestuar ndonjëherë, krahasuar me protestat e mëparshme të organizuara nga Partia Demokratike.

Në protestat e kaluara numri maksimal i të arrestuarve ka qenë deri në 28 persona, ndërsa këtë herë shifra rezulton më e lartë, mbi 40 sosh. 

Kjo situatë ka sjellë reagimin e deputetëve dhe avokatëve të PD-së, të cilët janë angazhuar në mbrojtje të protestuesve, duke qenë pranë tyre në komisariate dhe në gjykatë, si dhe duke ndjekur nga afër vendimmarrjet e trupës gjykuese.

Ky është numri me i lartë i të arrestuarve, mbi 40 te tillë, nga personat e shoqëruar, 17 janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Kujtojmë se pas përfundimit të fjalimeve, protesta u shoqërua me incidente. Disa protestues hodhën koktej molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

 

  Sipas Kumes, kjo proteste, kësaj radhe mori formën e një mosbindje civile.

Protesta e së premtes po merrte formën e një mosbindjeje civile, duke kaluar në një fazë tjetër nga sa ishte parë më herët.

Ndryshe nga herët e tjera, policia ka qenë më agresive në ndërhyrje, duke mos toleruar situatat dhe duke reaguar menjëherë.

Madje, pa përfunduar ende fjalën Berisha, nisi shpërndarja e turmës me ujë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy