Silvinjo: Sekreti i golave të bukur janë vetë lojtarët, nuk e morëm si miqësore ndeshjen me Bullgarinë

Silvinjo: Sekreti i golave të bukur janë vetë lojtarët, nuk e morëm si miqësore ndeshjen me Bullgarinë

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u shfaq i lumtur për paraqitjen e skuadrës, në miqësoren ndaj Bullgarisë, ku kuqezinjtë fituan 2-0.

Tekniku brazilian , deklaroi se ia kishte bërë të qartë futbollistëve që nuk duhej parë si miqësore dhe mori përgjigjet e duhura.

Silvinjo deklaroi se Shqipëria po ndërton një grup solid, ndërsa i pyetur për sekretin e golave të bukur, tha se janë vetë lojtarët, që mund të shënojnë nga çdo pozicion.

Puna në një kombëtare është ndryshe. Është e rëndësishme që lojtarët të rikthehen në klubet e tyre dhe të nisim punën. Po ndërtojmë një grup solid. Kemi ftuar rreth 37 lojtarë dhe i kemi parë. Kemi marrë edhe ndjesi të mira për atë që na pret në të ardhmen.

Sekreti i golave të bukur? Sekreti janë lojtarët. Kemi lojtarë që bëjnë goditje nga distanca. Kemi jo vetëm Muçin, por kemi lojtarë si Uzuni, Seferi, Bajrami, Asani. Janë karakteristika të lojtarëve. Mua më pëklqen të flas për grupin. Më pëlqen që jemi të bashkuar. Lojtarët japin maksimumin në fushë. Te goli i parë ishte lojë grupi. Detyra jonë është të menaxhojmë sa më mirë grupin e lojtarëve.

Të gjithë lojtarët që u aktivizuan, bënë një ndeshje shumë të mirë. Muçi dhe Uzuni, janë lojtarë që mund të luajnë në disa pozicione të mundshme. Jam shumë i kënaqur me lojtarët. Unë fola me futbollistët pas ndeshjes me Çekinë dhe thashë që termi miqësore nuk duhet të ekzistojë. Ata e kuptuan menjëherë. Ishte ndeshje e vështirë. Është një ndeshje që transmetohet kudo dhe ka audiencë, është ndeshje e rëndësishme, pavarësisht se quhet miqësore. Lojtarët ishin të qartë që do jepnin maksimumin dhe këtë bënë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy