I gjithë njerëzimi është i kërcënuar nga koronavirusi, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që ka njoftuar një plan global kundër pandemisë së shkaktuar prej koronavirusit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, filloi planin e koordinuar për reagim humanitar: 2 miliardë dollarë për të luftuar sëmundjen në Amerikën e Jugut, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi.
Një përgjigje kjo, që ka të bëjë me vendet më të rrezikuara dhe më të varfra në botë, në përpjekje për të mbrojtur miliona njerëz.



