Nazarko: Berisha i detyruar të mbështetet te Meta, pas 14 majit do ketë një çarje mes tyre (VIDEO)

Nazarko: Berisha i detyruar të mbështetet te Meta, pas 14 majit do ketë një çarje mes tyre (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e MCN Live duke folur lidhur me zgjedhjet e 14 majit u shpreh se Berisha ndjehet i detyruar që të mbështet te Meta kjo dhe për shkak të situatës ku ndodhet aktualisht. Ai tha se në të gjitha rastet për shkak të historisë, nuk mendon se manovra e Metës do të çojë në një sukses afatgjatë dhe se sipas tij shumë shpejt do të ketë dhe një ndarje të madhe mes polit të lirisë dhe foltores.

Berisha ka prej 2009 që e sheh Metën si aleatin kryesor. PD kundër PS gjithnjë ka pasur më pak numra dhe ka pasur nevojë për ndihmën PL-së. Kjo ka sjellë një rrudhje të PD që Basha e rregulloi disi, por Meta natyrisht që ka partinë e vetë dhe Berisha dhe për shkak të situatës ku ndodhet është i detyruar që të mbështetet te Meta. Nga ana tjetër, Meta brenda të drejtës së vetë vazhdon lojën e vetë dhe këtë do bënte çdo njeri që do të thithte dhe të krijonte dy të majta. Ky popull 80% është i majtë nuk kam besuar se ka pasur të majtë dhe të djathtë, por nuk besoj shumë se Meta do të ketë sukses në manovrën e tij.

I gjithë poli i lirisë do të jetë i formatuar kështu do të ketë më pak kryetar por shumica e këshilltarëve do të jetë e PL, por pas 14 majit mendoj se do ketë një çarje brenda PL ku pjesa më e madhe e foltores do të qërojë llogaritë me Berishën dhe do i kërkojë llogari dhe Bashës dhe këta mund të zgjedhin kryetarin e ri dhe mund të ndikojnë shumë. Të gjitha palët në heshtje e kuptojnë, por mendoj se në të gjitha rastet për shkak të historisë, nuk mendoj se manovra e Metës të çojë në një sukses afatgjatë. Mendoj se pjesa e foltores e futur tani te ajo do të thotë se do të kemi ndarje shumë më të madhe sepse vërtetë PL do ketë shumë pak bashki, por sherri të jetë më i madh me numrin e madh të këshilltarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy