13 mijë dosje të biznesit në gjykata, Buxhuku: Situata e rëndë, udhëzimet janë zgjidhje nga e keqja

13 mijë dosje të biznesit në gjykata, Buxhuku: Situata e rëndë, udhëzimet janë zgjidhje nga e keqja

Këshilli i Lartë Gjyqësor po përpiqet të zgjidhë problemin e zvarritjes së çështjeve për dhjetëra vite nëpër gjykata përmes dy udhëzimesh, të cilat synojnë klasifikimin dhe renditjen e dosjeve për shqyrtim.

Kreu i Konfindrustrisë, Gjergj Buxhuku, tha në MCN Economy se strategjia është zgjidhje nga e keqja, për shkak të situatës së rëndë të krijuar.

Situata është e rëndë. Është debatuar për ligjin për gjykatës administrative. Synohej që një çështje të trajtohej brenda 60 ditëve. Këto ishin praktikat perëndimore. Por nga dy muaj, ka përfunduar në 8 vjet. Që këtu e kuptojmë se situata është e rëndë. Këto zgjidhje janë zgjidhje nga e keqja. Në Administrative nuk shkojnë vetëm qytetarët, por bizneset dhe institucionet shtetërore. Fakti që jemi në këtë situatë dëshmon që ka dështuar. Zgjidhjet duhet të jenë themelore dhe jo ad-hoc.

Këto çështje zënë edhe volum të madh. Por ne në Shqipëri e lëmë punën të trashet deri në atë pikë sa ngremë duart dhe themi nuk dimë çfarë të bëjmë. Çështja është që në momentin që ngre një institucion të kaq të rëndësishëm, duhet të marrësh të gjitha masat që kjo të shkojë mirë.

Jemi në kushtet e një emergjence. Në emergjencë, vendimet janë të dëshpëruara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy