Detyrimet e prapambetura të Bashkisë së Tiranës për vitin 2023 kanë arritur deri në 1.4 miliardë lekë.
Sipas anëtarëve të Këshillit Bashkiak Ilir Alimehmeti dhe Petraq Milo, nuk mungojnë fondet, por vëmendja e Bashkisë është fokusuar tek inceneratori, duke lënë pas dore sektorë të tjerë të rëndësishëm si arsimi, shërbimet publike dhe emergjencat.



