Pas Tahirit, Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në dorë dosjen e politikanit të njohur (VIDEO)

Pas Tahirit, Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në dorë dosjen e politikanit të njohur (VIDEO)

Pas ndryshimeve të bëra në Kodin e Procedurës Penale, tashmë dosja ‘Dosh-Frroku-Bami’, i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ky vendim është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Lartë, e cila ka arsyetuar se kjo dosje nuk mund të gjykohet më nga kjo gjykatë.

Dosja në fjalë ka të bëjë me atentatin e pretenduar nga deputeti Tom Doshi në vitin 2015, ku pjesë e kësaj është Mark Frroku dhe Durim Bami.

Por pas hetimeve të bërë në atë kohë, doli se ai kishte bërë kallëzim të rremë, për të cilin edhe u vu në pranga, për tu lënë i lirë pas disa ditësh. 

Pas dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Krimet e Rënda kanë marrë në dorë një tjetër dosje të rëndësishme, siç është kjo e Doshit.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy