Seanca ndaj Arbër Paplekajt, gjykata rrëzon kërkesën për thirrjen si dëshmitar të Gazmend Bardhit

Seanca ndaj Arbër Paplekajt, gjykata rrëzon kërkesën për thirrjen si dëshmitar të Gazmend Bardhit

Gjykata Elbasan ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për të thirrur si dëshmitar Gazmend Bardhin.

 

(10:40) Gjyqi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria kërkon të thirret për të dëshmuar Gazment Bardhi

Është mbajtur sot seanca e radhës ndaj ish-efektivit Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, ngjarje e ndodhur para zgjedhjeve të 25 prillit. Korrespondenti i MCN TV raporton se Prokuroria i ka kërkuar trupit gjykues që në seancë të thirret për të dëshmuar edhe deputeti i PD Gazmend Bardhi.

Kujtojmë që Arbër Papleka ka qenë badigardi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD gjatë fushatës së zgjedhjeve elektorale të 2021. Pas një përplasje mes dy grupeve partiake, ku janë përdorur edhe armët, Paplekaj dyshohet se ka qëlluar mbi Xhuvanin duke e lënë të vdekur.

Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grecës pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen “5 maji” në Elbasan. Bllokimi i makinës u bë përmes dhunës nga një grup i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në “SMV”-të e ngritura nga Gazment Bardhi. Këto “SMV”, u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy