“AKSHI”/ Meksi: Ermal Beqiri dhe kompanitë e pagesave në qendër të dyshimeve (VIDEO)

“AKSHI”/ Meksi: Ermal Beqiri dhe kompanitë e pagesave në qendër të dyshimeve (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështje sensitive në raportimin mediatik dhe hetimet që lidhen me dosjen e AKSHI-t, duke theksuar se debati publik nuk duhet të kufizohet më në termin “grup i strukturuar kriminal”, por duhet parë si një fenomen më i gjerë i mënyrës së funksionimit të sistemit në vite.

 

Në MCN Live, Meksi u shpreh se Shqipëria ka kaluar një proces të gjatë tranzicioni, ku institucionet dhe struktura shoqërore nuk janë ende plotësisht të konsoliduara, çka sipas tij ka krijuar hapësira për abuzime të ndryshme.

 

Ai theksoi gjithashtu se në raportimin e këtyre çështjeve kërkohet më shumë kujdes dhe dokumentim, duke paralajmëruar kundër nxitimit në dhënien e konkluzioneve mediatike.

 

Unë mendoj që e kemi konsumuar atë momentin. As ia vlen ta thuash më, nuk ia vlen të përmendet më grupi i strukturuar kriminal, sepse është diçka më e madhe se kaq. Është një mënyrë të operuari që ka qenë prej shumë e shumë vitesh në vendin tonë, si një vend i ri në kapitalizëm dhe në struktura shoqërore ende të pakonsoliduara.

 

Disa njerëz me më pak respekt për shtetin si koncept të një strukture shoqërore që mban gjithë makinerinë në këmbë, e morën shumë lehtë dhe e shkatërruan në një farë mase. Kështu që nuk është çështje thjesht e “grupit të strukturuar kriminal”. Ky është një term që i përket drejtësisë, procedurave të saj, gjykatave dhe avokatëve, dhe ka peshën e vet në bazë të neneve të Kodit Penal.

 

Për ne që e komentojmë në studio, ka një tjetër ngarkesë. Bashkë me disa anëtarë të stafit po merremi për të kuptuar emrat dhe zhvillimet. Nuk është më java e kaluar. Besoj është lexuar qartë nga shumë aktorë. Tani kemi pak më shumë kohë për t’i thënë gjërat më ngadalë, me më shumë dokumente dhe saktësi.

 

Përpjekja gjithmonë është me dokumente, sepse keqinterpretimet janë të lehta. Kur korrigjoj ndonjë koleg në studio nuk është për keqdashje, por sepse momenti kërkon më shumë saktësi dhe qetësi në mënyrën si trajtohen akuzat. Media shpesh akuzon me nxitim.

 

Meksi foli edhe për përfshirjen e tij profesionale në trajtimin e dosjes së AKSHI-t, duke thënë se procesi tashmë ka kaluar nga faza e thjeshtë e lajmit dhe po trajtohet në mënyrë më të thelluar dhe analitike.

 

Në rastin e dosjes së AKSHI-t, përfshirja ime nuk është më vetëm në pjesën e bërjes së lajmit. Kemi shkuar më tej se kaq dhe do vazhdojë kështu. Nuk është më çështje vetëm e afateve të mëparshme. Gjërat po shikohen më thellë dhe do kërkojnë kohë.

 

Sa i përket rrjedhjes së të dhënave, ai u shpreh se deri më tani nuk janë evidentuar dëme konkrete për qytetarët, me përjashtim të disa rasteve që lidhen me të dhëna bankare dhe personale, të cilat sipas tij janë problematike dhe duhet të refuzohen kategorikisht.

 

Sa i përket të dhënat nuk ndodhi asnjë dëm. Të vetmet të dhëna, ndoshta, mendoj unë, paksa dëmtuese kanë qenë ato të bankave. U fol ato ditë në lidhje me x, y, që nuk është aspak korrekte. Jo, estetike, absolutisht. Disa të dhëna personale, siç janë fotot e njerëzve, përsëri, dhe ajo është gabim i madh, që duhet refuzuar, por deri më sot nuk kemi ndonjë rast të ndonjë dëmi që dikush është ankuar që ka ndodhur nga kjo.

 

Nuk dimë ndonjë rast që Ermal Beqiri, me të dhënat që vodhi te bankat apo në shtet, të ketë kërcënuar një person. Ky ka kërcënuar shtetin, ortakët e tij, partnerët e tij, një skemë vjedhjeje. Rasti im personal hyn tek bastet. Është tjetër lojë që ai ka bërë bashkë me Ergys Agasin. Pra unë gjykoj të kushtëzuar ata të dy nga njerëz të tjerë. I është dashur të futen në këtë sektor.

 

Nuk jam i qartë ku hyn në këtë lojë kompania e pagesave që iu hoq së fundi nga Banka e Shqipërisë licenca e pagesave, që Ermali kishte. Ndoshta ka qenë edhe kjo një arsye. Nuk jam akoma i qartë, po e ndjek.

 

Por ajo çka jam i qartë është që padyshim ka dorë. Ai koncesioni që ai s’mori i çelësave dhe i pagesave që do të rridhnin aty. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy