Deputeti demokrat Luan Baçi tha në MCN Live se do të ketë një kallëzim në SPAK për kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për provokimet ndaj opozitës. Baçi tha se ka qenë dëshmitar i momenteve kur punonjësi i Gardës vendosi duart mbi deputetin Salianji për ta shtyrë. Deputeti i Rithemelimit tha se aksionet nuk do të ndalen, ku do të gjenden forma nga më të ndryshmet, në çdo seancë dhe komision.
Mbledhja është e detyrueshme për t’u bërë sidomos pas aksioneve të tilla që ka opozita. Nuk ka skenarë dhe parapërgatitje për mënyrën si do zhvillojmë opozitës. Vetëm bojkoti nuk konsiderohet më fare si linjë. E kemi provuar nga ish-lideri ynë dhe ishte e dështuar. Mazhoranca do që ne të bojkotojmë, të ikim dhe t’i lëmë të lirë në punën e tyre. Bojkot do të thotë që të mos paraqitesh fare, të mos jesh prezent, përkundrazi ne vemë në çdo aktivitet. Ne vemë dhe mazhoranca bllokon aktivitetin. Nuk jemi ne që e bllokojmë aktivitetin normal të Parlamentit, janë ata që e bllokojnë. Kemi bërë disa kërkesa që janë legjitime, jo plotësim tekash. Kërkojmë të kemi fjalën në Parlament, të kemi kohën e duhur dhe kemi bërë 8 kërkesa për komisionet hetimore parlamentare. Komisionet Hetimore parlamentare s’kanë lidhje me hetimet që bën SPAK-u. Janë për transparencën që duhet të bëjnë për publikun. Është një nga armët më të fuqishme që ka në dorë opozita për të bërë kontrollin e qeverisë. Ka edhe shkelje procedurash dhe administrative që komisionet parlamentare i kanë në kompetencë. Të jeni të sigurt që për inceneratorët SPAK-u ka marrë informacion shumë të vlefshëm nga komisionet hetimore parlamentare. Ne s’jemi të punësuarit e Nikollës dhe Ramës, por jemi përfaqësues të qytetarëve shqiptare.
Patjetër që ka një denoncim dhe kallëzim në SPAK për kryetaren e Parlamentit që provokon opozitën që në fillim të seancës. Në orën 09:00 që ne u futëm në Parlament, Garda ishte rreshtuar brenda sallës dhe kishte bllokuar të gjithë dyert anësore. Përgjigjja e tyre ishte ne kemi urdhër të prerë do rrimë brenda në sallë. Si mund të rrinë punonjësit e Gardës në sallë kur ne kryejmë mbledhje. Nuk kam parë vet personalisht një punonjës që të kishte armë. Një nga punonjësit e gardës në përplasjen që kishte me Salianjin, trup më trup, punonjësi i Gardës i ka vënë duart për ta shtyrë. Punonjësi i Gardës nuk mund të vërë dorë mbi deputetin. E vërtetoj dhe ka pamje filmike, që punonjësi i Gardës i ka vënë duart deputetit për ta shtyrë. E kuptoi gabimin dhe doli nga salla e Parlamentit sepse e pa që bëri gabim. Mazhoranca u jep një urdhër të paligjshëm. U them punonjësve të Gardës të keni si udhërrëfyes rregulloren dhe ligjin dhe urdhrat e mazhorancës. Atje nuk ka çfarë hetohet nga SPAK-u, atje ka një protestë të ligjshme të opozitës. Do gjejmë forma nga më të ndryshmet, në çdo seancë, në çdo komision, nuk do ndalojmë. Do jetë protestë e vazhdueshme, dhe asnjë hap pas, s’do ketë më tolerancë. Kur kemi qenë me Bashën kemi fjetur gjumë me sytë hapur. Erdhi një moment u zgjua opozita. Kemi 2 vjet që bëjmë një opozitë konstruktive, të fuqishme”.
I pyetur për protestat dhe aksionin opozitar në tersi, deputeti demokrat tha:
Ky aksion opozitar s’është për Berishën, por për korrupsionin madhor në qeveri. Sulmi ndaj Sali Berishës është për këtë efekt. Nëse Berisha s’do kishte ndërmarrë një aksion të tillë për të futur PD-në në zgjedhje, nuk do anatemohej, nuk do kishte procese gjyqësore, do ishte mbyllur me non gratën. Gjithë baza dhe pjesa dërrmuese e PD e ka mirëpritur dhe janë të gatshëm për aksionin politik. Kam mesazhe pa fund që të vijmë dhe t’ju mbështesim jashtë Parlamentit. Nuk kemi një skenar për të destabilizuar apo për të prishur normalitetin e Parlamentit dhe komisioneve, por kjo do varet nga mazhoranca”.



