Mendoj se është mëse e qartë se Izraeli po shkel Nenin 2 të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael. Evropa duhet të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit me Izraelin, dhe duhet ta bëjë këtë menjëherë.
Kështu tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez me të mbërritur në Këshillin Evropian.
"Nuk ka kuptim të jenë vendosur 18 paketa sanksionesh kundër Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës dhe pastaj Evropa, me një standard të dyfishtë, nuk është as e aftë të pezullojë një Marrëveshje Asociimi kur Neni 2 mbi respektimin e të drejtave të njeriut shkelet qartë nga Izraeli", shtoi Sanchez.
Sanchez tha se do të diskutojë në tryezën e Këshillit Evropian raportin që iu paraqit ministrave të Punëve të Jashtme nga raportuesi për të drejtat e njeriut mbi situatën katastrofike të gjenocidit që po përjetohet në Gaza.



