
Lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili u la sot sërish në qeli nga GJKKO, dhe infiltrimin e tij me masakrën e Peshkëpisë, gazetari Artan Hoxha ka debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" me sekretarin e OMONIA, Marin Suli.
Hoxha, i rikujtoi përfshirjen e Belerit për masakrën e Peshkëpisë, ku përfshin edhe Belerin, teksa i tha se për gjykatat në Shqipëri nuk pyesim kryeministrin Mitsotakis.
Suli: Ne po ju themi, nëse ka prova, absolutisht t'i dënoni këta njerëz. Nuk mund të ndodhë që një kandidat ta marrësh dy ditë përpara zgjedhjeve. Ai nuk ikën as me vrap, as xhiron filma sepse zoti Hoxha sheh telenovela me masakra.
Hoxha: Unë shoh lapidarët e dëshmorëve të atdheut. Vrasësit e tyre janë të lirë. Nuk ja kërkoj unë Greqisë këtë por ja kërkoj Shqipërisë. Fatmir Shehu, dëshmor i atdheut! Ai ishte i dënuar në Shqipëri dhe iu shmang drejtësisë. As Strasburgu nuk i dha të drejtë. Ju punoni dhe keni pasaporta shqiptare, por nuk njihni gjykatat. Nuk jemi ne të detyruar të bëjmë atë që do Qirjako Mitsotakis. Jepni fakte.
Për vendimin e vitit 2003, edhe ai vendim u paragjykua dhe u quajt si vendim i dhënë nën presion. Çështja shkoi në Strasburg dhe në 2015, kur ishte kandidat zoti Beleri, ai kërkoi, që gjykimi ishte i padrejtë, pafajësi dhe dëmshpërblim. Gjykata e Strasburgut e quajti të drejtë vendimin e gjykatave shqiptare.



