BE gjobit “Mastercard” me 570 milionë euro

BE gjobit “Mastercard” me 570 milionë euro

Komisioni Evropian ka gjobitur sistemin amerikan të pagesave “Mastercard” me 570 milionë euro (648 milionë dollarë) për kufizimin e mundësisë që tregtarët të përfitojnë nga kushtet më të mira të ofruara nga bankat e themeluara gjetkë në të gjithë BE-në.

"Duke u hequr tregtarëve mundësinë për kushte më të mira të ofruara nga bankat në shtetet e tjera anëtare, rregullat e Mastercard kanë rritur artificialisht kostot e pagesave me karta, duke dëmtuar konsumatorët dhe shitësit në BE", tha komisionerja Margrethe Vestager në një deklaratë të martën.

Brukseli arriti në konkluzionin se deri në dhjetor të vitit 2015, rregullat e sistemit të pagesave bënë që bankat blerëse të aplikojnë tarifat e shkëmbimit të vendit ku ishte vendosur shitësi, në vend që t'i lejonte ato të përfitonin nga tarifat më të ulëta të shkëmbimit të ofruara në një vend tjetër anëtar të Bllokut.

"Kjo ka rritur çmimet për shitësit dhe konsumatorët, ka kufizuar konkurrencën dhe ka bërë një segmentim artificial të tregut”, konstatohet në raportin e Komisionit.

“Mastercard”, sistemi i dytë më i madh i pagesave në Zonën Ekonomike Evropiane (EEA), në aspektin e përdorimit të kartave të kreditit të konsumit dhe vlerën e transaksioneve, i ka pranuar shkeljet e rregullave të konkurrencës së BE-së. Kjo bëri që gjoba t’i reduktohet me 10 për qind të vlerës për bashkëpunimin me hetim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy