Francë/ Kulla Eiffel rihapet sërish pas 16 dhjetorit

Francë/ Kulla Eiffel rihapet sërish pas 16 dhjetorit

E mbyllur për herë të dytë gjatë një viti për shkak të masave anti-Covid, Kulla Eiffel do të rihapet për vizitorët më 16 dhjetor. 

Autoritetet që menaxhojnë  monumentin kanë njoftuar nëpërmjet një postimi në Twitter, se Kulla Eiffel do të rihapet për vizitorët dhe se rezervimet mund të bëhen si normalisht. 

Do të vendoset një protokoll i rreptë shëndetësor, thuhet në njoftimin zyrtar, ndërkohë që  detajet e tjera do të njoftohen në ditët në vijim.

Përflitet gjithashtu për një kufizim të numrit të vizitorëve, por është ende i papërcaktuar, po ashtu edhe intesifikim të dezinfektimit dhe pastrimit. 

Në  mbylljen e valës së parë, Kulla Eiffel u mbyll për 3 muaj, nga mesi i marsit deri në 25 qershor.

Pas rihapjes, vizitorët mund të ngjiteshin vetëm në këmbë për shkak të mungesës së ashensorëve në shtyllat anësore për arsye shëndetësore. Disa ditë më vonë, ashensorët gjithashtu rifilluan shërbimin.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy