
Tetë përmbarues privatë të cilëve iu ishte hequr licenca për ushtrimin e detyrës janë arrestuar nga policia pasi, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja. Policia e Tiranës sqaron se subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar. Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera.
Gjatë këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë:
- “Arrest në burg”, për shtetasit Aldo Daka, 35 vjeç, Albert Gega, 36 vjeç, Edmond Mato, 51 vjeç dhe Arben Maksuti, 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;
- “Arrest në shtëpi”, për shtetaset Kejda Seferi, 36 vjeçe, Elda Ibro, 42 vjeçe, Alketa Tanushi, 39 vjeçe, dhe Jorsida Dervishi, 35 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.
Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasit Alban Kote, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas, duke qenë me detyrë përmbarues gjyqësor privat, kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në vitin 2019, Ministria e Drejtësisë iu ka hequr atyre, licencën për ushtrimin e detyrës si përmbarues gjyqësor.
Tre shoqëri përmbarimore dhe dy institucione financiare, me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja.
Subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar.
Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera.



