
Kryeministri Edi Rama ka marrë votëbesimin e parlamentit për të nisur punën me mandatin e tretë qeverisës.
Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim është miratuar qeveria e re dhe programi qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Në faqen zyrtare të Kuvendit, janë publikuar të gjitha votat e deputetëve, ku bie në sy fakti që nëntë ligjvënës nuk kanë marrë pjesë në votim.
Kështu, deputetët që nuk kanë qenë të pranishëm në votim janë Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Nustret Avdulla, Vangjel Dule, Shpëti Idrizi, Seladin Jakuplltari, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.
Ndërkohë, rezulton se ka abstenuar deputeti i LSI, Agron Çela.
Rama ia bëri të qartë opozitës se e kanë të shtrirë dorën e bashkëpunimit, megjithatë ia bëri të qartë që për reforma të rëndësishme, si ajo territoriale apo zgjedhore nëse nuk do kenë disponimin e opozitës, por atëherë ata do të zbresin në terren me popullin.



