Përplasja në Kallmet/ Arma dërgohet për ekspertim balistik, Marku: Qëllova për vetëmbrojtje

Përplasja në Kallmet/ Arma dërgohet për ekspertim balistik, Marku: Qëllova për vetëmbrojtje

Pistoleta me krehër me 6 fishekë dhe 19 gëzhojat e gjetura dhe sekuestruara në cilësinë e provës materiale, në ngjarjen e ndodhur të premten në fshatin Kallmet të Lezhës, janë dërguar për ekspertim balistik në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë.

Pas veprimeve hetimore, policia doli ne konluzionin se Kryetari i Njësisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simoni dhe 41-vjeçari Altin Marku kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri tjetrit, por blutë nuk kanë arritur të gjejnë ende armen e përdorur nga Simoni.

Ekspertimi balistik i armës dhe gëzhoja, pritet të ndihmojë grupin hetimor për te zbardhur me teper detaje rreth përplasjes me armë zjarri. Zyrtari i pushtetit Vendor Besnik Simoni dhe 41-vjeçari Altin Marku, ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin mjekim për shkak te plagëve të marra. Sipas burimeve ata e kanë kaluar rrezikun për jetën, ndërsa të hënën pritet të njihen me masën e sigurisë e cila do të zhvillohet në spital.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Altin Marku ka thënë se kishte qëlluar me armë zjarri për vetëmbrojtje. Por deklarimet e tij nuk i kanë bindur hetuesit, pasi nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është konkluduar se ka qenë pikërisht Altin Marku i cili e ka nisur konfliktin me Besnik Simonin, me të cilin kishin patur probleme prej më shumë se 1 viti.

Me përmirësimin e gjendjes shëndetësore, zyrtari i pushtetit vendor do të merret në pyetje, ku do të japë edhe versionin e tij në lidhje me ngjarjen. Përplasja me arme në Kallmet të Lezhës, ndodhi rreth orës 13 e 30 minuta të ditës së premte në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstraden Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoj se ishte plagosur në një atentat me armë zjarri, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë kur blutë gjeten të plagosur dhe autorin në një banesë më fshatin Kallmet, dolën në konkluzionim se ka patur përplasje me armë zjarri.

Konflikti mes dy bashkëfshatareve, e kishte zanafillën më shumë se 1 vit më parë, ku ata ishin përplasur verbalisht me njëri tjetrin, për motive tërësisht banale. Prej asaj kohe, çështja mes tyre nuk ishte mbyllur dhe konflikti kishte agravuar edhe më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy