Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Minuta e fundit”, ku janë sekuestruar 6 kilogram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Ndërkaq, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas në momentin që po bënin gati lëndën narkotike për ta shitur.



