Kryetari i partisë Aleanca Demokracia e Re, Edmond Stojku, tha në “Mcn Informacion” se SPAK-u ka hyrë në paradhomën e Ramës, ndërsa e konsideroi AKSHI-n si pikën kruçiale të një qeversje.
“SPAK-u sot që flasim ka hyrë në paradhomën e z.Rama. Ka fletë-arrest për AKSHI-n që është pika kruçiale e një qeversje, teknologjia e shtetit. Në vendet e Perëndimit strukturat e posaçme ndërhyjnë deri aty ku s’ta merr mendja, imuniteti shumësohet me zero".
Sipas avokatit Gylsen Zhllima kryeministri s’mund të arrestohet në krye të detyrës sepse kemi kemi vakum institucional.
“SPAK është në shërbim të pushtetit ekzekutiv. Prokurorët arrestojnë ministra, zv.ministra, drejtorë, por nuk shkojnë deri më tej, te Kryeministri. Si ka mundësi që SPAK-u në një moment të caktuar vepron?! Republika e Prokurorëve sapo i është shpallur lufta, ku Rama tani i tregon që jemi Republikë Parlamentare.
Do bëjnë pyetje te Rama kur ai të jetë gati, dhe ai tani po e përgatit veten e tij. Z.Rama s’mund të arrestohet në krye të detyrës për arsye se kemi vakum institucional”.



