Eksperti i sigurisë Milazim Gashi në MCN Live ka komentuar stabilitetin në rajon ku u shpreh se qarqe të caktuar po synojnë destabilitetin në Shqipëri dhe Kosovë. Ai tha se duhet të rritet vigjilenca për ndonjë sulm islamiko-terroriste, ndërsa theksoi se grupet më të rrezikshme vijnë nga lindja e Mesme.
Situata mund të jetë akoma më alarmante sepse isha në një vizitë në lindjen e mesme dhe nuhata një klimë lufte për vendin e njerëzit që janë pjesë dhe ne jemi shumë afër atij konflikti për shkak dhe të perimetrit gjeografik.
Këshilloj që të gjitha shënimet që i shërbejnë Shqipërisë dhe Kosovës i sygjeroj se taktikat që synojnë destabilizim të tyre mund të atakojë Shqipërinë dhe Kosovën prandaj duhet të rritet vigjilenca më e madhe sepse Shqipëria gjendet me një udhëkryq të Ballkanit perëndimor që po shkon drejt një zhvillimi të shpejtë drejt BE dhe shtetet jo mike të Shqipërisë mund ta atakojnë atë dhe elementi bazik është se Shqipëria gjendet në një situatë të tillë që mund të përdoret për ta destabilizuar.
I bëj thirrje ministrit të brendshëm të mos i japë hapësirë ndonjë grupi radikal që janë të lidhura direkt me qarqe të caktuara të Iranit, prandaj duhet të jemi syhapur sepse mund të atakohemi. I bie që qarku i shërbimit të inteligjencës duhet të jetë shumë i madh, kërkohet më shumë vigjilencë.
Grupe të caktuara mund të ripozicionohen në vende të caktuara dhe mund të stabilizojnë vendin. Nuk është panik sepse për shkak se brenda ditës mund të vijnë 2-3 vetë dhe vrasin 50 vetë në qendër të Tiranës.
I pyetur nëse ka indicie apo informacion se institucionet tona këtu kanë marrë sinjale, Gashi tha se besoj se kanë marrë sinjale mjaftueshëm dhe si korridor transit i emigrantëve që ikin nga konfliktet është një e padrejtë dhe nga BE.
Evropa po e përdor Shqipërinë si një korridor jo të mirë që mund të sjellë pasoja, pra duhet të jemi vigjilentë sepse personat që janë pjesë e konflikteve nuk e kalkulojnë fare dhe mund të biem pre e ndonjë grupi islamik radikal. Grupet dhe shtetet jo mike që nuk ja duan të mirën Shqipërisë do vijnë e të bëhen pengesë për të larguar turistët nga këtu.
Grupet më të rrezikshme janë ato që vijnë nga lindja e mesme, ata në njëfarë forme kanë shfrytëzuar gjithmonë konceptin e fesë dhe janë të shtrirë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe kjo është njëlloj zinxhiri që mund të atakosh sistemin brenda republikës.
Në Kosovë sa i përket teknologjisë të shërbimit informativ laboratorët janë të nivelit të klasifikuar të kontraktuar nga SHBA, është teknologjia e fundit që Kosova posedon dhe sigurua është më i mbrojturi. Inteligjenca e Kosovës ka marrë një zhvillim të mirë.



