Artan Rexhepi, ekspert i kriminalistikës në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar mbi ngritjen e shtëpive të barit të cilat kohët e fundit janë identifikuar shpesh.
Ai tha se kjo ka ardhur si zgjidhje pas kontrolleve të policisë nga ajri, por sipas tij operacionet nuk duhet të përqendrohen vetëm në periferi sepse shumë vatra gjendjen dhe brenda qytetit.
Rexhepi hedh akuza se rritja e numrit të shtëpive të barit nga trafikantët bëhet në bashkëpunimin me punonjës të OSHEE dhe policisë.
Intervista e plotë
1- Së fundmi policia po ndërmerr disa aksione për atë që cilësohen si shtëpi bari. Z.Rexhepi duket sikur kultivuesit e drogës kanë gjetur të tjera forma për ta kultivuar atë?
E shpreha këtë shqetësim ideja e kontrollit nga ajri ka detyruar kriminelët ose sistemin mafioz që është shumë më përpara se policia me thënë të vërtetën dhe kanë filluar me shtëpitë e barit. Kjo nuk është për bravo kam përshtypjen se krahas kontrollit jashtë qytetit duhet të bëhet dhe brenda qytetit. Vetëm duke targetuar bizneset duke folur me OSHEE janë të mundshme identifikimet.
2- Janë raportuar shtëpi bari në qytete të mëdha, si Tirana, Durrësi, Shkodër, Vlorë, Sarandë. Si gjurmohen këto shtëpi nga policia?
Nuk besoj se bëhet pa bashkëpunimin e policisë. Këtu ka pjesë dhe kriminalizimi i policisë. Edhe pse po bëhen tentativa për të pastruar në radhët e policisë por filloi bukur dhe përfundoi të lihet përgjysmë. Reforma bëhet me çdolloj kosto. Pse u la përgjysmë dikush tha stop se s’ka kuptim.
3- Duket sikur është zhdukur bima narkotike nga toka dhe po mbillet në shtëpi. Por nga ana tjetër kërkohet shumë energji elektrike, kushtet e nevojshme për tu rritur. Mendoni se trafikantët bashkëpunojnë dhe me punonjës të OSHEE, për kultivimin e bimës narkotike?
Me të OSHEE dhe policisë po bashkëpunohet sepse merret një sipërfaqe 300-500 metra vendoset termoizolim, ndriçim etj, mjafton të mos jesh policisë, për edhe një qytetar për të kuptuar. Si bitcoicn edhe kultivimi kanabasit ka të domosdoshme marrjen e paligjshme të energjisë pasi në rrugë të rregullt rrit shumë koston, prandaj mjafton një kontroll se kush ka ndryshuar sahatet dhe kam bindjen se do të zbulojnë shumë vatra dhe besoj se ka shumë dhe brenda qytetit.
4- Referuar dhe operacioneve të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë, a ka një rënie apo shtim të kultivimit të narkotikëve sipas jush?
Këtu s’ka asgjë në rënie. Nëse doni opinion tim këtu shteti lëviz për inerci. Ka 5 prokurorë të mirë, 5 gjyqtarë të mirë dhe 5 policisë të mirë që janë mësuar të bëjnë punën, pastaj shteti është në rënie të lirë. Situata shumë alarmante.
5. Vetingu në radhët e policisë duke hedhur idenë se duhet të kalojnë ata që duan të marrin një pozicion në radhët më të larta si e komentoni?
Ose duhet të bëhet ose hiç. Por nëse një gjyqtar ikën sepse nuk vërteton dot një garazh si pasuri si mund të rri në punë një inspektor rendi që mund të ketë një vilë me 4-5 kate të padeklaruar. S’duhet të ketë seleksionim, ose bëhet për të gjithë ose fare. Ata kanë frikë se ju del më keq se e prisnin. Ndoshta ka dhe vështirësitë e veta, sepse shteti ka qenë informal, por për sa kohë lëviz i njëjti ujë i njëjti produkt do të jetë.



