Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, për ndryshimin e masave të sigurisë.
Më 25 janar, Jamarbër Malltezi dorëzoi rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës “arrest shtëpie”.
Në muajin dhjetor, ishte Prokuroria e Posaçme që depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, duke kërkuar rikthimin e tij në qeli, pasi më herët Gjykata e Apeli ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Nën akuzë për aferën në ish kompleksin sportive Partizani është vendosur dhe ish-kryeministri Sali Berisha si dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.
Nga hetimet Jamarbër Malltezi dyshohet se përfitoi rreth 5 milionë euro nga privatizimi i këtij kompleksi.



