Karabina: Misioni i Bashës finalizohet kur PD të jetë alternativë qeverisëse. Do bëjë transparencë të vendimmarrjeve që i kushtuan partisë (VIDEO)

Karabina: Misioni i Bashës finalizohet kur PD të jetë alternativë qeverisëse. Do bëjë transparencë të vendimmarrjeve që i kushtuan partisë (VIDEO)

Pedagogia Mirela Karabina tha në MCN Live se në zgjedhjet e 14 majit PD-ja zyrtare arriti fitoren e mbijetesës, pas luftës së brendshme që kishin si qëllim eliminim e kësaj partie.

Karabina theksoi se në këtë betejë të PD-së zyrtare kanë meritë Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

PD në zgjedhjet e 14 majit ka arritur një fitore të mbijetesës. Fitoi nga asgjësimi, nga ajo luftë e brendshme për ta eliminuar si PD. Në këtë betejë kanë meritë Basha dhe Alibeaj. Basha e nisi rrugëtimin e shkëputjes së PD nga e shkuara, me vendimin e shtatorit të 2021-shit me pezullimin e Berishës. Pastaj në Kuvendin e 18 dhjetorit është shpalosur qartë ajo çka PD do jetë në të ardhmen. Ai bëri një hap të dytë pas humbjes së zgjedhjeve në 6 mars, u tërhoq përkohësisht dhe besoi që do kishte reflektim nga Berisha, që PD-së t’i hapej rruga drejt një orientimi, zhvillimi, uniteti, për të vazhduar më tej sepse do ishin zgjedhjet lokale. Por kjo nuk ndodhi. Pas 6 marsit drejtimi ka qenë nga Alibeaj, kryetari në detyrë, i cili ka një meritë në vazhdimësinë e atij rrugëtimi të nisur nga Kuvendi i 18 dhjetorit. Qëndroi i palëkundur, stoik dhe e çoi PD-në në zgjedhjet e 13 majit.  104 mijë vota që mori PD, ne i quajmë vota të arta, të pastra, vota idealistësh, që besuan te PD, edhe pse e kishin të qartë që fitorja do ishte e pamundur për arsye të copëzimit të saj. Ne fituam sepse arritëm ta bëjmë PD-në pjesë të procesit të zgjedhjeve. Jemi futur në këtë periudhë tani që unë besoj se ka dy takime të rëndësishme, takimi i grupit parlamentar të hënën dhe të martën do jetë mbledhja e Kryesisë së PD që do përcaktojë qartazi rrugëtimin e saj, që besoj se do jetë drejt një proces ristrukturimi, riformatimi, të zgjedhjeve kapilare në PD”.

Karabina tha se Basha është kthyer me misionin që ta bëjë PD-në një alternativë qeverisëse. Ajo shton se Basha do të bëjë transparencë të vendimmarrjeve që i kanë kushtuar PD-së, si e vetmja mënyrë për të qenë i besueshëm.

Pas zgjedhjeve të 14 majit realiteti në PD ka ndryshuar. Nëse disa kanë shpresuar që Bashkë Fitojmë do kishte arritur një numër votash të konsiderueshme, tashmë e kanë të qartë që kanë zgjedhur rrugën e gabuar. Bashkë Fitojmë e ka kthyer të gjithë hartën në mavi dhe i kemi humbur bastionet e djathta. Basha gëzon mbështetje te PD. Kemi një humbje votuesish sepse nuk besuan më te PD nga kjo paqartësi, përçarje dhe luftë e brendshme. Alibeaj ka meritë të jashtëzakonshme, ruajti PD-në. Ne dolëm vonë në fushatë. Ai aksioni politik që duhet të kishte qenë 4-5 muaj më parë, ne do kishim marrë më shumë vota, po të kishim qenë të gjithë të qartë. Të gjithë po mburren me ato 104 mijë votat. PD është një parti e ndarë nga shkuara. Ruajtëm filozofinë e djathtë të PD. Basha zgjodhi të mos ishte fokusi te ai, sepse nëse do dilte në fushatë, i gjithë fokusi do ishte te ai.

E shoh Bashën në një dimension tjetër tani. Ajo që po ndodh është që Basha po bën ballafaqimin. Nëse ai do të bëhet i besueshëm dhe do të tërheqë këtë pjesë këtë pjesë të elektoratit...Inteligjenca e elektoratit opozitar doli mbi propagandën. Duke qenë se qytetarët shqiptarë kanë neveri nga kjo klasë politike. Nga sondazhet Berisha, Meta, Rama kanë qenë më të papëlqyeshmit. Misioni do finalizohet kur Basha ta bëjë PD-në alternativë qeverisëse. Misioni që ai ka nisur është që PD të shkëputet nga e kaluara, të përballet me të vërtetën. Ai duhet të jetë transparent me gjithë atë që ka ndodhur dhe vendimmarrjet. Besoj që Basha është kthyer për të fituar. Nëse nuk bën transparencën e vendimmarrjeve që i kanë kushtuar PD-së nuk do jetë i besueshëm. Besoj që ai do ta bëjë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy