
<p>Lulzim Basha renditi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” kontributet e tij në Partinë Demokratike. Ai tha se ka një përpjekje për të rivizatuar të kaluarën dhe mënyrën sesi ai u ngrit në PD. </p> <blockquote> <p><em>Vokacioni im ka qenë në raport me atë që mund të bëja për vendin. Propaganda fillimisht e Nanos, më pas e Ramës dhe në fund me vetë Berishën përpiqet ta rivizatojë të kaluarën siç u intereson atyre. Kam bërë garë kokë më kokë me Arbën Ahmetajn dhe e kam mundur në një zonë që PD e kishte fituar për herë të fundit në 92-shin. Kjo ka ndodhur në 2005. Nga Elbasani kam sjellë 5 mandate më shumë. I kam bërë betejat hap pas hapi. Dy vjet më vonë kam mundur Edi Ramën për Bashkinë e Tiranës. Në 2005, Sali Berisha ka marrë prej meje 1 mandat që ndryshe nuk do ta merrte, ka marrë 5 mandate në Elbasan dhe një mandat kryebashkiaku. Qeveria e korruptuar e Edi Ramës është në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe me Sali Berishën. </em></p> </blockquote> <p> </p> <p> </p>



