Blogerja shqiptare, prej vitesh e kthyer në një bisnesswomen, nuk ka mbajtyr të fshehta nga e kalura, që nga momenti kur vendosi që t'i hynte botës së rrjeteve sociale dhe modës.
Egreis Gjergjani, e cila është rritur me babanë dhe gjyshen, në ditëlindjen e 34-t ka një mesazh për të ëmën, të cilën nuk di ku është, që nga kohë kur e ka braktisur në vegjëli. Mesazhi është: kudo që je, të kam falur.
"Nuk jam perfekte. Kurrë nuk do të jem. Por zemra ime ka të drejtë dhe do të ketë gjithmonë.
Shpresoj që ata që kam takuar, qoftë edhe për një sekondë, nuk kanë marrë asgjë tjetër përveç dashurisë nga unë.
Mund të mos jemi këtu nesër, por jam e qetë duke ditur që ata që i kam mirëpritur në jetën time, e dinë sa i kam dashur me gjithçka timen.
Viti im i 34-të ka të bëjë me paqen; të lërë të shkoj dhimbjen, dhe faljen. Sado e vështirë të jetë.
Mamit tim diku atje, të kam falur", shkruan ajo.




