Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë ndaj akuzave të partisë demokratike në lidhje me modelin e ndërtimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Rama tha se ky është sulmi i rradhës për përbaltjen e punëve të mira të qeverisë.
Më heret Zëdhënësja e PD-së akuzoi Ramën se ky është një projekt klientelist dhe korruptiv i cili i është dhënë një arkitekti i cili ka fituar 70% të projekteve të bashkisë së Tiranës.



