Sebastian Vettel ka vendosur t'i japë fund historisë së tij me Ferrari. Në fund të vitit kontrata e tij mbaron dhe nuk do të rinovohet. Dy palët nuk arritën në një marrëveshje dhe në fund u mor vendimi zyrtarë për shkëputjen.
Drejtori i ekipit, Mattia Binotto komee komenton kështu këtë vendim: "Ne e morëm këtë vendim së bashku me Sebastian dhe besojmë se është zgjidhja më e mirë për të dy palët. Nuk ishte një hap i thjeshtë për tu marrë, duke pasur parasysh vlerën e tij si shofer dhe si person. Nuk kishte asnjë arsye specifike që çoi në këtë vendim, por vëzhgimi i zakonshëm dhe miqësor se ka ardhur koha për të vazhduar udhëtimin tonë në shtigje të ndryshme për të ndjekur qëllimet tona përkatëse ".



