Selmani: Basha figura e gabuar në krye të PD, Berisha lider që frymëzon (VIDEO)

Selmani: Basha figura e gabuar në krye të PD, Berisha lider që frymëzon (VIDEO)

Mekeid Selmani, një student nga Shkodra në takimin e fundit që ish-kryetari Sali Berisha zhvilloi aty, u përzgjodh prej tij si student që mbajti një fjalim.

I ftuar sot në studion e lajmëve në MCN Live, Selmani u shpreh se vendosi të ishte përkrah Berishës pasi sipas tij ‘Foltorja” ngjalli shpresën e të gjithë demokratëve, duke e zgjuar opozitën nga një gjumë letargjik në të cilin kishte rënë që nga viti 2013.

Ndër të tjera ai deklaroi se Basha nuk duhet të ishte vendosur në krye të PD që në periudhën kur Berisha dha dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet, pasi sipas tij ai ishte një figurë e gabuar.

Duke cilësuar Berishën si një lider që frymëzon, Selmani tha se nuk beson se ai është e ardhmja jo vetëm e PD por e opozitës, prandaj shpreh dhe njëherë ambicien për një nismë të re konservatore.

Ishte komplet iniciativa ime të shkoja te takimi i Berishës edhe pse nuk jam pjesë e strukturave, pavarësisht bindjeve të mia  totalisht të djathta. Unë jam konservator dhe gjykoj se foltorja e ka ngritur ne piedestal konservatorizmin që kishte rënë në pikën e tij më të ulët. Që në momentin e parë të zgjedhjes së Bashës në 2013 kur Berisha dha dorëheqjen isha i mendimit se nuk ka qenë figura e duhur dhe mendoj se Sokol Olldashit i janë bërë shumë padrejtësi në atë kohë. Gjithsesi të thuash se Berisha nuk frymëzon, për mua është hipokrizi, ai frymëzon pavarësisht konsumit të tij në politikë.

Berishën nuk e kam mbështetur në aspektin e politik bërjes, por në aspektin e kësaj nisme që ngriti peshë shpirtrat e demokratëve.

Nuk besoj se Berisha është e ardhmja jo vetëm e PD por edhe e opozitës, shpreh dhe njëherë ambicien time se që në fëmijërinë e hershme kam pasur pasion politikën, por me një nismë të re konservatore sepse unë besoj te vlerat kryesore të një shoqërie. Unë dhe bashkëmoshatarët e mi që kanë bindje dhe mendojnë se një forcë e re politike jashtë këtij sistemi mund të sjellë ndryshimin.

Sot PD është në një krizë të madhe dhe ka kaluar në momentet më të vështira. Ajo ka qenë në pikun e saj më të ulët.  Berisha më frymëzon se është e pajustifikueshme që del nga pensioni politik për të marrë një nismë të tillë duke zgjuar opozitën shqiptare që ishte në një gjumë letargjik që nga viti 2013. Në muajt e fundit ka dalë hapur fytyra e vërtetë e atij që e quante veten lider i demokratëve. Për momentin i qëndroj asaj që thotë Berisha që protestat të vazhdojnë të mbeten paqësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy