Një komandant i policisë iraniane u vra këtë të shtunë, më 28 dhjetor në një sulm në Bandar-e Lengeh, një qytet bregdetar në provincën Hormozgan në Iranin jugor.

Lajmin e raportoi agjencia Tasnim.
“Ky komandant ishte në shënjestër të një sulmi terrorist ”, tha agjencia, duke shtuar se sulmuesi u qëllua për vdekje. Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.
Sulme të tilla janë të rralla në këtë provincë që ndodhet rreth 1000 kilometra në jug të Teheranit.
Në tetor, 10 oficerë policie u vranë në një sulm terrorist në provincën juglindore Sistan-Baluchistan të Iranit, një rajon i rrënuar nga trazirat.



