Papa: Me ikjen e Erdogan largohet nga pushteti edhe Rama. Turqia s’largohet nga boshti i aleancës me SHBA

Papa: Me ikjen e Erdogan largohet nga pushteti edhe Rama. Turqia s’largohet nga boshti i aleancës me SHBA

Gazetari Robert Papa, autor i emisionit “Fokus” tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se largimi i Erdogan nga pushteti do të jetë i paralelshëm me largimin e Ramës. Papa vuri në dukje se autokratë të tillë “i ha pesha e pushtetit të vet”. Ai tha se lidhjet e Ramës me Erdoganin shkojnë përtej atyre politike, në lidhje biznesi, dhe mund të jenë përgjuar nga inteligjenca ndërkombëtare. Sipas tij nëse Erdogan largohet nga pushteti sërish Turqia nuk do të largohet nga boshti i aleancës me SHBA-të.

I pyetur mbi faktin si është përcjellë në SHBA humbja e Erdogan në zgjedhjet lokale, dhe raportet SHBA-Turqi, Papa tha:

Jo se ka ndonjë interesim të madh në median e madhe amerikane, vetëm në internet, është një proces që ka kohë pas një trysnie të madhe ndaj autokratit Erdogan, kanë dashur të krijojnë disa figura për ta larguar triumfin e partisë së vet. Nuk është gjë e re, sepse Stambolli dhe Ankaraja kanë qenë në kontrollin e Republikanëve të Turqisë. Problemi është ky grupim i opozitës a shkon 51 për qind për të marrë zgjedhjet kombëtare, dhe a është vërtet fundi i Erdotan? Mbaj mend që këtu në Uashington në disa takime kur flitej për mënyrat e tij autokratë, mbaj mend një frazë nga një diplomat që thoshte ‘do ta hajë pesha e vet’. Për Amerikanët Turqia ka një vlerë të madhe strategjike, është aleati më i madh që bën kontrollin e botës myslimane-arabe dhe Erdogan ishte figurë kalimtare. Problemi ishte kur Erdogan bleu sistemin e raketave ruse. Në fakt kishte një farë të drejte, sepse sistemi anti-raketor amerikan nuk godet një avion amerikan. Kishte probleme me avionët që synuan të bombardonin Parlamentin, ndaj bëri këtë lidhje me Rusinë, por ky krijoi probleme për avionët amerikanë. Ndaj Erdoganin këta janë sjellë me kujdes. Ishte kundërshtari i tij, që është me ‘green card’ këtu, që iniciator i grushtit të shtetit. Personi që fitoi në Stamboll do të projektohet mbase si President i ardhshëm me Turqinë. Por janë të kujdesshëm me Turqinë, nuk duan të prishin aleancën disa dekadshe. Mekanizmi kryesor në Turqi është ushtria. Nuk del dot nga shinat perëndimore Turqia. Nuk ka gjasa që Turqia të largohet nga boshti i aleancës me SHBA-të. Problem është inflacioni tejet galopant dhe tjetra që ka akuza të mëdha për familjarët e tij për abuzime. Nuk ka qenë shkaku i mosfutjes së Turqisë në BE, Erdogan, problemi është se është vend mysliman, nuk e thonë europianët, por Erdogan e ka kuptuar. A duhet të ishte Turqia në BE? Demokracia në Turqi nuk është si në vendet liberal-demokrate, them se nuk ka gjasa, nuk ka rëndësi nëse do jetë Erdogan apo dikush tjetër”.

Lidhur me raportin Rama-Erdogan ai shtoi:

Largimi i Erdogan do jetë i paralelshëm me ikjen e Ramës. Nuk do ketë kohë Rama.  Largimi i Erdogan është një sinjal që edhe këta Erdoganët e veckël në Ballkan do largohen. Rama s’mund të rrijë gjithë jetën, ka 30 e ca vjet në pushtet. Mesazhi nga Turqia është ky që kur opozita e ka frymën, nuk ka dreq në botë t’i vjedhë votën. Se nuk është Rama më i pushtetshëm se Erdogan. Kjo i mungon opozitës shqiptare, kandidatë të tillë, njerëz dinjitoz. Si Rama si Erdogan do të jenë personazhe të të kaluarës, personazhe autokratë. Them se Rama do t’i largojë gylenistët. Lidhjet janë të forta me Erdogan, ka edhe lidhje të dyshimta, ka shumë udhëtime me Charter të Ramës në Turqi dhe organizatat e inteligjencës ndërkombëtare natyrisht që përgjojnë. Nuk janë thjesht lidhje kryeministër-president. Ka edhe lidhje biznesi. Me Erdoganin ka lidhje financiare, lidhje të thella. Erdogan do jetë i zgjuar kur të zgjedhë pasardhësin. Nuk ka kohë për Ramën sepse vitin tjetër do ketë zgjedhje, dhe s’ka shanse të fitojë sërish, nëse do jenë zgjedhje lokale. Unë mendoj që Erdogan do të marrë me vete edhe këta Erdoganët e vegjël të Ballkanit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy