Zaev nuk përmbahet: Për shqiptarët jam më i madh se Ahmeti, Sela e Kasami

Zaev nuk përmbahet: Për shqiptarët jam më i madh se Ahmeti, Sela e Kasami

Pasi zbardhi një ditë më parë bisedën me Ali Ahmetin dhe partitë shqiptare, e pasi sot u njoftua se BDI hyn në qeveri, lideri i LSDM, Zoran Zaev nuk e ka fsheur triumfin.

I ftuar në emisionin e fundit ku në panel kishte shumë personalitete të njohura, lideri i LSDM, Zoran Zaev ka deklaruar se ai në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka marrë përkrahje më të madhe ndër shqiptarët, shkruan Zhurnal.

Madje, sipas Zaev ai ka marrë përkrahje më të madhe tek shqiptarët edhe se Ahmeti, Sela e Kasami. Dje Zaev theksoi se është kundër ndryshimeve kushtetuese kur është fjala për himnin, flamurin dhe stemën, por se debati nuk duhet që të ndalet, ai duhet që të vazhdojë.

“Po manipulohet me popullin se paratë do të jenë në dy gjuhë. Në 32 komuna në vend është dygjuhësia, Kumanova ka tregjuhësi, cilin e manipulojnë ata, Gjuha është për t’u kuptuar njerëzit. Të mos trembemi nga asgjë, çfarë nebulozë është ajo, duhet të udhëhiqemi nga nevojat e qytetarëve­ tha lideri i LSDM-­së. Ai theksoi se pavarësisht vendimit të Ivanovit që të mos ua japë mandatin 67 deputetëve, kjo nuk do të thotë se s’do të kemi një qeveri. Zaev është pothuajse i sigurtë se Ivanov përsëri do të japë mandatin.

Sot, Ahmeti pa dhene shume detaje pranoi hyrjen ne qeveri duke e quajtur kete vullnet te popullit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy