Fluturimet Prishtinë-Beograd, Kurti: Ajo e Grenellit nuk është ende marrëveshje

Fluturimet Prishtinë-Beograd, Kurti: Ajo e Grenellit nuk është ende marrëveshje

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, thotë se marrëveshja për funksionalizimin e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, e nënshkruar në Berlin me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, nuk është ende marrëveshje. Siç raportojnë mediat e Kosovës, gjatë vizitës në Autoritetin e Aviacionit Civil, Kurti ka thënë se ajo është një shprehje e vullnetit të mirë që duhet të kalojë edhe shumë hapa të tjerë për t’u shndërruar në marrëveshje, por kjo çështje “është ngrirë” si shumë të tjera, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ne e dimë versionin final të marrëveshjes, e cila mua më është prezantuar me vonesë, atëherë kur edhe negocimi edhe draftimi kishin përfunduar. Mund të them që jemi për sa më shumë bashkëpunim rajonal, por ky bashkëpunim rajonal duhet t’i ketë dy gjëra themelore parasysh: e para, kushtetutshmërinë e ligjshmërinë dhe e dyta, rentabilitetin ekonomik. Të gjitha bashkëpunimet tona të cilat përfshijnë bashkëpunimin ekonomik duhet të jenë të leverdishme dhe të qëndrueshme. Ajo nuk është një marrëveshje, por një shprehje e vullnetit, duhet të kalojë edhe shumë hapa të tjerë që të kthehet në marrëveshje, por jemi në kushte pandemie që ka ngrirë një varg aktivitetesh e procesesh, e duket që një prej tyre është edhe kjo”, ka thënë Kurti.

Marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë-Beograd u arrit në janar, në Berlin. Në atë kohë, i dërguari i SHBA për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, njëkohësisht ambasador i SHBA në Gjermani dhe ndërmjetës i marrëveshjes, e quajti këtë të fundit një arritje historike.

Presidenti Donald Trump edhe njëherë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për të krijuar fluturimin e parë të drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit në 21 vjet”, shkroi Grenell në Tuiter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy