Familjarët e viktimave të Covid kërkojnë për dëmshpërblim civil nga shteti.
Më shumë se 500 familje kanë paraqitur një kërkesë sot në gjykatën e Romës duke iu drejtuar Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Rajonit të Lombardisë vetëm për banorët e rezidentë.
Ka familje të tëra nga Bergamo, Brescia, Milano, Monza dhe Brianza, Como, Varese, Kremona, Lodi, por edhe nga Roma, Matera, Palermo, Torino, Ravenna të cilat kërkojnë dëmshpërblim në vlerë monetare.
Këto familje kanë paraqitur një ankesë në Zyrën e Prokurorit Publik të Bergamos, mbështetur nga Komiteti "Ne denoncojmë" , duke kërkuar gjithsej 100 milion euro, të ndara mes këtyre familjeve.
Faji i institucioneve, sipas të afërmve që kanë zgjedhur rrugën ligjore, qëndron në mos përgatitjen fillestare, në vonesën e pretenduar me të cilën u shpall gjendja e jashtëzakonshme, dhe sipas tyre Komiteti Shkencor Teknik nuk është dëgjuar gjithmon nga qeveria.



