Eksperti i sigurisë Milazim Gashi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se Shqipëria nuk është gati për projektin “Smart City”.
Duke vijuar Gashi tha se ky projekt i cili do të dështojë ka për të qenë gabimi më historik i qeverisë.
Shqipëria gjendet me handikap të lartë sa i përket ruajtjes së të dhënave. Shqipëria nuk është e gatshme jo për 5 mijë kamera, por dhe për 5 milionë kamera, kur në qendrat e kontrollit mund të ketë përditësim të të dhënave dhe shqyrtim të situatacioneve.
Kontratën nga qeveria e Shqipërisë e kam kritikuar se të gjitha ato vende që e kanë instaluar smart city-n kur Shqipëria e ka marrë këtë kontratë kanë qenë shtete dhe janë shtete më të inkorporuara sa i përket sa i përket situacionit brenda shtetit të tyre. Shqipëria ka kontraktuar një kontratë me shtete të dyshuara dhe me influencë që bie në kundërshtim me situacionin e sigurisë globale. I vetmi element që garanton situatacionin e inteligjencës është “national security” në SHBA. ne kemi shkuar në shtete arabe që janë të varfra sa i përket internetit, Ata nuk kanë internet të mjaftueshëm për qytetarët.
Është gabimi më historik i qeverisë shqiptare dhe do i faturohet. Rama ka bërë kontratë me shtete të dyshimta sa i përket teknologjisë. Ata nuk kanë pasur mundësi të krijojnë mbrojtje të të dhënave te shteti i vet.
Ka për të qenë dështim i madh ky projekt. Shqipëria duhet të kalojë largimin e narkotikëve në oborret e shkollave. Brenda stafit të shkollave, brenda Policisë së Shtetit. Është veprim i mirë, por i pakohë. Elementët bazë Shqipëria nuk i ka ndërtuar akoma. Ekziston një projekt që nga NATO-ja. Veprimi i Ramës e quaj një kontratë që po mundohet të modifikojë elementë të caktuar të krimit të organizuar. Kontratat nga viset arabe duhet të hetohet dhe nga opozita. Shqipëria nuk ka oksigjen në këtë fazë.



