Tërmeti 5.5 ballë godet Perunë, pesë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Tërmeti 5.5 ballë godet Perunë, pesë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë ka goditur rajonin e Andeve në Peru, duke shkaktuar pesë viktima dhe mbi 20 të plagosur.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti u regjistrua të shtunën në mbrëmje, me epiqendër pranë qytetit Sicaya, në provincën Huancayo, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet shkaktuan shembje dhe dëmtime të ndërtesave, përfshirë një kishë dhe një manastir. Autoritetet thanë se përdorimi i materialeve tradicionale si qerpiçi në ndërtimet e zonës ka ndikuar në përmasat e dëmeve.

Banorët e zonave më të prekura kaluan natën jashtë shtëpive të dëmtuara, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet. Peruja ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit dhe përballet shpesh me aktivitet sizmik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy