Pas shumë orëve negociatash stresuese, Kryeministrit Edi Rama duket se I është rikthyer buzëqeshja pasi është arritur konsensusi për miratimin e draftit me ndryshimet kushtetuese. Pas lajmit të mirë për dakordësinë e krye opozitarit Basha që pranoi propozimin e ndërkombëtarëve për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së, Rama ka postuar në rrjetin social Titter tre buzëqeshje dhe flamujtë e Shqipërisë, SHBA-së dhe të Europës.



