Wikileaks mohon se Assange kërkoi vizë ruse mes akuzave për ngacmim seksual

Wikileaks mohon se Assange kërkoi vizë ruse mes akuzave për ngacmim seksual

WikiLeaks ka mohuar pretendimet se themeluesi i saj Julian Assange kërkoi një vizë ruse në vitin 2010 mes akuzave për ngacmim seksual.

Një raport, i botuar nga Associated Press i bazuar në dokumentet e zbuluara të WikiLeaks, pohon se Assange i shkroi konsullatës ruse në Londër për të dhënë leje një bashkëpunëtori të tij për të lehtësuar procesin e vizave për të.

"Unë, Julian Assange, me këtë rast i jap autorizim të plotë mikut tim, Izraelit Shamir, që të marr pasaportën time, për të marrë një vizë të regullt", thuhet në letër, sipas AP.

AP thotë se letra është pjesë e një liste të emaileve të WikiLeaks, shkrimet e bisedave, të dhënat financiare, regjistrimet e bëra fshehurazi dhe dokumentet e tjera që janë zbuluar në të.

WikiLeaks ka mohuar me forcë pretendimet, megjithatë, duke deklaruar se Assange nuk e ka shkruar dokumentin ose nuk aplikoi për një vizë të tillë në asnjë fazë.

Organizata prentedoi se burimi i dosjeve ishte Sigurdur Thordarson, një ish-vullnetar i Wikileaks, i cili kaloi një skedar të dhënash për Wikileaks në FBI dhe përvetoi para nga WikiLeaks duke iu shtirur Assange.

Thordarson u urdhërua ti paguajë WikiLeaks 55,000 dollarë dhe dënohet me burg për 2 vjet për përvetësim dhe mashtrim financiar në vitin 2014. Ai u dënua gjithashtu me tre vjet burg në vitin 2015 për sulm seksual ndaj nëntë djemve.

AP pohon se ai konfirmoi vërtetësinë e disa dokumenteve duke i drejtuar ata nga pesë ish-bashkëpunëtorët e WikiLeaks të cilët folën në kushte anonimiteti. Të tjerët u verifikuan duke përdorur detaje jo publike, siç janë llogaritë bankare, numrat e telefonit ose biletat e avionëve.

Të dhënat sugjerojnë se letra e konsullatës u hartua më 29 nëntor një ditë pas lëshimit të serisë së parë të dosjeve të Departamentit të Shtetit të SH.B.A.-së, raportoi AP. Megjithatë agjencia e lajmeve nuk mund të konfirmojë, nëse mesazhi është dorëzuar.

Shamir i tha AP në një intervistë telefonike se kujtesa e tij nuk ishte e qartë. "Nuk mund ta përjashtoj që kjo të ndodhë. Kam një kujtim shumë të paqartë për këto gjëra".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy