Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë për Alfred Nikollin, i cili vrau 28-vjeçaren Etleva Ndoka paraditen e së shtunës. Ndaj Nikollit, i cili akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në gjykatë ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie për shkak të përfshirjes në konflikt të tri familjeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së shtunës në parukerinë e viktimës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.
Nikolli u fut në parukeqi dhe qëlloi disa herë me armë zjarri mbi Ndokën, me të cilën kishte pasur një lidhje intime, pavarësisht se ajo ishte e martuar dhe nënë e një fëmije.



