Emrat e mëdhenj që ndërruan jetë në vitin 2016 (FOTO)

Emrat e mëdhenj që ndërruan jetë në vitin 2016 (FOTO)

Viti që po lëmë pas shënoi ndarjen nga jeta të disa prej figurave të mëdha të artit, sportit dhe politikës botërore.

Muhamed Ali u nda nga jeta në 3 qershor, në moshën 74-vjeçare. Boksieri i peshave të rënda që ishte kthyer në hero global ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Fidel Kastro, lideri i Kubës komuniste ndërroi jetë më 25 nëntor. Lideri komunist që ka drejtuar Kubën për rreth 50 vjet ndërroi jetë në shtëpinë e tij në moshën 90-vjeçare.

21 prilli i këtij viti shënoi ndarjen nga jeta të këngëtarit Prince. Këngëtari dhe tekstshkruesi amerikan humbi jetën si pasojë e një mbidoze ilaçesh.

David Boëie, roker britanik vdiq më 10 janar pas një beteje të gjatë me kancerin. Ai ishte 69 vjeç.

Amerikani John Glen, i pari astronaut që shkeli orbitën e Hënës dhe njeriu më i moshuar që ka dalë në hapësirë (77 vjeç) vdiq më 8 dhjetor në moshën 95-vjeçare.     

Ish-Zonja e Parë, Nancy Reagan, vdiq më 6 mars në moshën 94-vjeçare

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri izraelit, Shimon Peres, fitues i Nobelit të Paqes, vdiq më 28 shtator në moshën 93-vjeçare.

Zsa Zsa Gabor, aktore e njohur e Hollivudit, vdiq këtë muaj në moshën 99-vjeçare.

Leonard Cohen, kantautori legjendar kanadez, vdiq më 7 nëntor në gjumë.

Boutros Boutros Ghali, ish-sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në viete ’90 vdiq në moshën 93-vjeçare. Politikani egjiptian ndërroi jetë më 16 shkurt.

Alan Rickman, aktor i njohur britanik, vdiq më 14 janar nga kanceri në pankreas.

Këngëtari George Michael ndërroi jetë më 25 dhjetor në shtëpinë e tij në moshën 53-vjeçare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy