"Njerëzit do bëjnë më shumë seks në makinat autonome"

"Njerëzit do bëjnë më shumë seks në makinat autonome"

Imagjinoni të jeni nisur në një udhëtim për të takuar gjyshen në vitin 2025, kur gjatë rrugës kalon një automjet me autopilot me një çift që janë duke kryer marrëdhënie seksuale brenda saj.

Njerëzit që do ta provonin këtë vite më parë, me shumë mundësi do të vdisnin para se të përjetonin një orgazmë magjike. Tashmë me hyrjen në treg të makinave me autopilot, kjo mund të mos jetë më problem.

Duke u bazuar në të dhënat e ruajtura ndër vite, studiuesit nga Universiteti i Surrey dhe Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar dolën në këto përfundime:

Makinat me autopilot mund të përdoren dhe për qëllime të këqija, tilla si prostitucion.

Megjithëse automjetet kanë një sistem (CAV) i cili parandalon pasagjerët që të kryejnë marrëdhënie seksuale apo të përdorin drogë në to, ai mund të çaktivizohet ose hiqet me shpejtësi.

Është një nga ato gjërat që duket e mrekullueshme, përsa kohë nuk keni fëmijë rrotull. 

Pra, në varësi të perspektivës, krijimi i automjeteve të tilla është padyshim diçka pozitive.

Megjithatë të njëjtët studiues nxorën dhe anën pozitive të makinave me autopilot.

Sipas tyre makinat me autopilot do të jenë diçka pozitive nëse keni pirë disa gota alkool, pasi do të shkoni në shtëpi të sigurt.

Ndërkohë që makinat me autopilot do të jenë e ardhmja jonë, çiftet që planifikojnë të vënë në jetë fantazinë e tyre në këto makina bëjnë mirë të vendosin xhama të zinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy