Johnson: Perëndimi duhet t’i japë fund varësisë ndaj energjisë ruse

Johnson: Perëndimi duhet t’i japë fund varësisë ndaj energjisë ruse

Boris Johnson thotë se perëndimi duhet t’i japë fund “varësisë” ndaj energjisë ruse ndërsa po përgatitet të shkojë në Arabinë Saudite për të nxitur rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit, shkruan the Guardian

Kryeministri britanik tha se udhëheqësit perëndimorë kishin bërë një “gabim të tmerrshëm” duke e lënë Vladimir Putinin “t’ia hidhte paq” me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe më pas duke u bërë të varur nga burimet ruse të energjisë.

Ai tha se “varësia” ndaj karburantit rus e kishte bërë më guximtar Putinin të bombardonte civilët gjatë pushtimit të tij në Ukrainë dhe  në të njëjtën kohë të përfitonte nga rritja e çmimeve globale të naftës dhe gazit.

Nuk mund të vazhdojmë kështu. Bota nuk mund t’i nënshtrohet këtij shantazhi të vazhdueshëm. Për sa kohë që perëndimi është i varur ekonomikisht nga Putini, ai do të bëjë gjithçka që mundet për ta shfrytëzuar këtë varësi. Dhe kjo është arsyeja pse kjo varësi duhet të marrë fund tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy