Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka zhvilluar sot një takim me ish-kryeministrin Berisha.
Takimi në zyrën e Berishës ka zgjatur rreth 60 minuta. Ai vjen në një kohë kur kreu i PD-së është nisur për një vizitë në SHBA, ndërsa opozita është në ditën e 32-të të protestës së saj në çadrën para Kryeministrisë.
Një ditë më parë, Basha përsëriti qëndrimin e PD-së në lidhje me zgjedhjet, duke ngulur këmbë për qeveri teknike. Basha tha se me Ramën kryeministër nuk do të ketë zgjedhje as më 18 qershor dhe as më 18 nëntor.



